Melania dhe Barron Trump transferohen për në Shtëpinë e Bardhë

Melania dhe Barron Trump transferohen për në Shtëpinë e Bardhë

07:58, 12/06/2017
A+ Aa A-

Melania Trump dhe i biri, Barron, janë transferuar për në Shtëpinë e Bardhë, pesë muaj pasi bashkëshorti i saj Donald mori detyrën si President i SHBA-ve, njofton BBC, përcjell Syri.net.

Zonja Trump dhe Barron qëndruan në New York gjatë kësaj periudhë me qëllim që 11-vjeçari të përfundonte shkollën.

Vendimi u pa si i çuditshëm nga disa, pasi ajo ishte e para bashkëshorte presidenti në vitet e fundit që nuk u zhvendos menjëherë në kryeqytet.

Paraardhësja e saj, Michele Obama, madje, u zhvendos edhe më herët në Washington për të vendosur vajzat në shkollën e tyre të re.

Sidoqoftë, duket se Zonaj e Parë është e kënaqur prej zhvendosjes, duke publikuar në Twitter një fotografi që shënon këtë rast.

Ky veprim pa asnjë dyshim që do të jetë i mirëpritur prej njujorkezëve, të cilët janë detyruar të respektojnë një regjim të rreptë sigurie për shkak të familjes Trump në “Trump Tower”. Prania e tyre në Nju Jork gjithashtu dihej që do të sillte më pak probleme për trafikun. "New Jork Post" paralajmëroi një "apokalips trafiku" të mundshëm nëse ata nuk do të transferoheshin.

Ndërkohë, z.Trump, që nuk e bëri të ditur transferimin në llogarinë e tij personale në Twitter, e ka kthyer vëmendjen tek shfaqja e vajzës më të madhe Ivanka në Fox and Friends të hënën në mëngjes, me orën lokale. Nuk dihet se për çfarë do të diskutojë ajo./Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco