Donald Tusk: Ja çfarë bisedova me Presidentin Trump në Bruksel

Donald Tusk: Ja çfarë bisedova me Presidentin Trump në Bruksel

13:29, 25/05/2017
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Donald Trump u prit sot në Bruksel nga presidentët e Këshillit dhe Komisionit Evropian, Donald Tusk dhe Jean-Claude Juncker, në takimin e parë me drejtuesit e një BE-je që ai e ka kritikuar ashpër.

Donald Tusk ka njoftuar se ai dhe presidenti kanë biseduar për politikën e jashtme, sigurinë, klimën dhe marrëdhëniet tregtare.

“Kemi rënë dakort për shumë fusha. E para dhe më e rëndësishmja për luftën kundër terrorizmit”, u shpreh Tusk.

Po lideri i KE-së beri gjithashtu të ditur se shumë çështje tjera si klima dhe tregtia, mbete të hapura.

“Nuk jam 100 për qind i sigurt se mund të themi sot se unë dhe Trump kemi opinione të përbashkëta rreth Rusisë dhe për konfliktin në Ukrainë, por që duket se jemi në një linjë”, deklaroi Tusk.

“Sidoqoftë porosia ime kryesore për Presidentin Trump ishte se ajo që i jep bashkëpunimit domethënien më të thellë janë vlerat fondamentale perëndimore, si liria, të drejtat njerëzore dhe respekti për dinjitetin njerëzor”, ka thënë Tusk.

Puna më e madhe sot sipas Tusk është konsolidimi i mbarë botës rreth këtyre vlerave./SYRI.net/

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco