Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

VIDEO/ Trump mbërrin në Vatikan, takim kokë më kokë me Papa Franceskun

VIDEO/ Trump mbërrin në Vatikan, takim kokë më kokë me Papa Franceskun

08:46, 24/05/2017
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Donald Trump  u takua me Papa Franceskun sot në mëngjes në Vatikan dhe zhvilloi me të një bisedë kokë më kokë. Takimi u transmetua direkt nga mediat.

Do të kujtohet për transmetimin e drejtpërdrejtë nga Qendra Televizive e Vatikanit, vizita e presidentit amerikan Donald Trump sot në mëngjes, në orën 8.32, thotë Radio Vatikani, kur u takua me Papën Françesku. Ati i Shenjtë i shtrëngoi dorën në Sallën e Fronit e pas fotografive për shtypin, u ul për një bisedë me presidentin, në bibliotekën private, që duhet të përfundojë në orën 9.01.

Gruaja e presidentit amerikan, Melania, pavarësisht se ishte në Vatikan, së bashku me të shoqin, nuk u takua me Papën.

Në orën 11.15, ajo do të shkojë për vizitë në Spitalin Pediatrik “Bambin Gesù” në Romë, ndërsa e bija, Ivanka (edhe ajo pjesë e delegacionit), në Bashkësinë e Shën Egjidit, ku do të takojë viktimat e trafikut të njerëzve, që strehohen nga kjo Bashkësi.

Pas bisedës private, Donald Trump i ka paraqitur Papës delegacionin amerikan, prej 11 vetësh. Pastaj, kanë shkëmbyer dhuratat.

E ndërsa presidenti shoqërohej për takimin me autoritetet e tjera të Vatikanit, e shoqja, Melania, vizitonte Kapelën Paoline.

Në përfundim të bisedës me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin dhe me atë për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Paul Richard Gallagher, Trump dhe familja e tij do të vizitojnë Kapelën Sikstine dhe Bazilikën e Shën Pjetrit.

Po sot, presidenti amerikan do të takohet me homologun e tij italian, në prag të mbledhjes së G7-ës, të premten e të shtunën, në Taormina të Italisë. Rreth orës 13.40 do të niset  për në Bruksel.

Pavarësisht nga vizita e Donald Trump, Papa Françesku nuk deshi të heqë dorë sot nga takimi me besimtarët në audiencën e përgjithshme të së mërkurës, në orën 10.00.

HYRJA E TRUMP NE SELINE E SHENJTE


 

VIZITA E TRUMP NE KAPELEN SISTINE ME BASHKESHORTEN, MELANIA TRUMP

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco