Japonia sistem të avancuar për t’u mbrojtur nga raketat e Koresë së Veriut

Japonia sistem të avancuar për t’u mbrojtur nga raketat e Koresë së Veriut

12:53, 15/05/2017
A+ Aa A-

Japonia planifikon vendosjen e një sistemi të avancuar për t’u mbrojtur nga arsenali bërthamor i Koresë së Veriut.

Burimet e partisë në pushtet thonë se Japonia po planifikon të mbrohet nga raketat e Kim Jong-un me sistemin anti-raketor amerikan “THAAD”.

Sistemi amerikan u vendos javët e fundit në Korenë e Jugut në përgjigje të kërcënimeve në rritje nga Koreja e Veriut.

Por Japonia duket se po shqyrton versionin e bazuar në tokë të sistemit “Aegis” për anijet luftarake, raporton “Japan Times”.

Burimi i cili ka folur në kushte anonimiteti për mediat ndërkombëtare, ka thënë se një njësi “Aegis Ashore” kushton rreth 480 bilion dollarë, ndërsa sistemi i plotë “THAAD” kushton më shumë se 680 bilion dollarë.

Megjithatë qeveria japoneze nuk ka dhënë ende ndonjë informacion zyrtar lidhur me raportet e medieve./SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco