FOTO/ Talebanët bëjnë masakër, të paktën 50 të vdekur

FOTO/ Talebanët bëjnë masakër, të paktën 50 të vdekur

20:44, 21/04/2017
A+ Aa A-

Më shumë se 50 ushtarë afganë u vranë pas një sulmi këtë të premte në bazën e tyre nga talebanët pranë qytetit të madh në veri, Mazar-e-Sharif, deklaroi një zëdhënës i ushtrisë amerikane në kryeqytetin e Afghanistanit, Kabul.

“Sulmi zgjati disa orë”, citohet zëdhënësi nga AFP. Sulmuesit, raportohet se kishin veshur uniforma të ushtrisë afgane. Një prej tyre u arrestua. Talibanët, në një deklaratë, morën përgjegjësinë për sulmin.

Në një komunikatë, gjenerali amerikan, John Nicholson, i cili drejton operacionin e NATO-s “Resolute Support” theksoi se sulmi kishte si shënjestër persona gjatë faljes në xhami dhe të tjerë në mencën e bazës 209 të Trupave të Ushtrisë afgane, pranë Mazar.

Image

Gjenerali bëri homazhe për komandot afgane që i dhanë fund këtyre krimeve duke sinjalizuar dhe fundin e operacionit.

ImageUshtarët afganë para portës së bazës ushtarake, pas sulmit të armatosur në provincën Mazar-e Sharif në veri të Kabulit, Afganistan, të premten, më 21 prill 2017.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco