Bill Gates shumë entuziast pasi takohet me Trump: Ai është ‘Kennedi i ri’ i Amerikës

Bill Gates shumë entuziast pasi takohet me Trump: Ai është ‘Kennedi i ri’ i Amerikës

12:47, 28/03/2017
A+ Aa A-

Bill Gates u takua me Presidentin Trump në të hënën në Shtëpinë e Bardhë, shkruan “Daily Mail”. Themeluesi Microsoft, i cili tani fokusohet në filantropinë globale në Fondacionin “Gates”, është shprehur shumë entuziast për bashkëpunimin me Donald Trump.

Gates, i cili është edhe njeriu më i pasur në botë me një pasuri prej  75 miliardë dollarësh, tha se ishte shumë i lumtur që do të punonte me një tjetër miliarder në administratën e re.

Pas takimit mes tyre, Gates sugjeroi se Trump mund të krijojë 'lidershipin amerikan nëpërmjet inovacionit. "

"Po në të njëjtën mënyrë Presidenti Kennedy foli për misionin ne hapësirë dhe rimori sërish lidershipin e vendit," tha ai.

Duke folur me gazetarët ndërkohë që po dilte jashtë, Gates tha se takimi "kaloi mirë 'dhe përsëriti tha se ai dhe presidenti folën për risi.

"Unë nuk kam një top të kristaltë - i tha ai Rrjetit televiziv “Fox News”  -Por ne do të kemi mundësi të flasim gjerë e gjatë mbi udhëheqjen e SHBA-së. /SYRI.net/ 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco