'Gati të jemi vdekjeprurës!' Mijëra ushtarë të NATO-s ‘zbarkojnë’ në Poloni

'Gati të jemi vdekjeprurës!' Mijëra ushtarë të NATO-s ‘zbarkojnë’ në Poloni

11:03, 21/03/2017
A+ Aa A-

Një batalion i udhëhequr nga SHBA-të më shumë se 1,100 ushtarë do të vendoset në Poloni në fillim të prillit për të penguar "agresion rus", shkruan “Reuters”.

Komandanti i njësive ushtarake ka theksuar se trupat e tij janë të gatshëm të përdorin forcën vdekjeprurëse.

Grupi i NATO-s, i cili është stacionuar 220 kilometra në verilindje të Varshavës, do të përfshijë më shumë se 900 trupa amerikane, rreth 150 britanike dhe 120 ushtarë rumun shkruan “Syri.net”.

"Ky është një mision, jo trajnim. Qëllimi është të pengojmë agresionin në Baltik dhe në Poloni, "tha nënkoloneli i ushtria amerikane, Steven Gventer.

"Ne jemi plotësisht të gatshëm të jemi vdekjeprurës" tha Gventer gjatë një konference shtypi të hënën.

Grupi i betejës është duke u vendosur në Poloni, në përputhje me vendimin e miratuar nga NATO-ja vitin e kaluar për të vendosur katër batalione shumëkombëshe në Baltik.

Rreth 4,000 trupa të NATO-s që përfshinë edhe tanke, automjete të blinduara, mbështetje ajrore dhe qendra të teknologjisë së lartë , pritet të zbarkojnë në Poloni, Letoni, Lituani dhe Estoni./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco