Putin dhe zyrtarë të tjerë ngushëllojnë familjen e ambasadorit rus, Vitaly Churkin

Putin dhe zyrtarë të tjerë ngushëllojnë familjen e ambasadorit rus, Vitaly Churkin

15:20, 21/02/2017
A+ Aa A-

Presidenti rus Vladimir Putin, i ka shprehur ngushëllime familjes së ambasadorit rus në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin, i cili vdiq dje papritur në Nju Jork, në moshën 64 vjeçare.

Vdekja e Churkinit është “humbje e pakompensueshme për politikën e jashtme të Rusisë”, ka thënë Putin në deklaratën e postuar sot në faqen e Kremlinit.

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, e ka përshkruar Churkinin si “pjesë të pandashme të jetës së tij”.

Ai ka përkujtuar se se bashku me Churkinin ishin zgjedhur zëvendësministra të jashtëm në fillim të viteve të 90-ta.

Gjithahsut, Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në deklaratën e tij e ka lavdëruar Churkin për “aftësitë dhe miqësinë e tij”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco