Aksident rrugor, 11 të vdekur dhe 44 të plagosur

Aksident rrugor, 11 të vdekur dhe 44 të plagosur

12:19, 20/01/2018
A+ Aa A-

Të paktën 11 persona e kanë humbur jetën ndërsa 44 të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor në Eskisehir të Turqisë.

Sipas informacioneve shoferi i autobusit, nga shkaqe ende të panjohura është përplasur me pemët përskaj rrugës. Në autobus ndodheshin pasagjerët të cilët nga Ankaraja udhëtonin për në Bursa.

Guvernatori i Eskisehir-it, Ozdemir Cakacak dhe shefi i policisë Engin Dinc vizituan udhëtarët e shtruar në spital. Cakacak konfirmoi se në këtë tragjedi 11 persona humbën jetën.

Ai tha se të lënduarit nuk kanë plagë serioze dhe se kryesisht bëhet fjalë për fraktura. Guvernatori u dërgoi ngushëllime familjeve të viktimave ndërsa të plagosurve u dëshiroi shërim të shpejtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco