Mogherini: BE nuk do ta njohë Jerusalemin kryeqytet të Izraelit

Mogherini: BE nuk do ta njohë Jerusalemin kryeqytet të Izraelit

18:49, 11/12/2017
A+ Aa A-

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se ka "unitet të plotë brenda BE-së" në mbështetje të Jerusalemit edhe si kryeqytet i Izraelit, edhe si kryeqytet i shtetit të ardhshëm palestinez.

Mogherini tha se vendet anëtare të bllokut nuk do ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit përpara statusit final me marrëveshjen e paqes.

Ajo i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në Bruksel, i cili u bëri thirrje vendeve të BE-së të ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara.

Javën e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, e ka njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit, duke shkaktuar kritika ndërkombëtare.

Mogherini tha se BE do të vazhdojë të njohë “konsenusin ndërkombëtar” mbi Jerusalemin.

“Ju e dini qëndrimin e Bashkimit Evropian. Ne mendojmë se zgjidhja e vetme reale për konfliktin midis Izraelit dhe palestinezëve bazohet në dy shtete dhe me Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe të Palestinës”, tha Mogherini.

Jerusalemi është pika më e nxehtë e konfliktit izraelito-palestinez.

Palestinezët e konsiderojnë atë si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Izraeli, ndërkaq, e ka pushtuar Jerusalemin Lindor në luftën e vitit 1967 dhe pretendon se i gjithë qyteti është kryeqytet i tij.

Megjithatë, sovraniteti i Izraelit mbi Jerusalemin nuk është njohur kurrë ndërkombëtarisht dhe të gjitha vendet i kanë ambasadat e tyre në Tel Aviv.

Trump ka thënë se do ta zhvendosë edhe ambasadën amerikane në Jerusalem./REL/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fuck Komuniste12/12/2017 08:16

Po Kush do te pyese ty moj shkerdhe, dashnore b..qr e Rams .. Lexo Historine o Analfabete komuniste e PK Italiane,, ja te mbaron mandati e te vesh ne te sateme.. Pirdhu,, .....shefe e Be-se ti ,, ty po te ik BE per lesh piske.. Syza per te pare se çbehet ne Shqiperi ske ti,, e do te merresh me pulitike te jashme Lexo Historine o Qorre nga mendja,,

t12/12/2017 06:13

e kujt i plasi

Shto koment

Denonco