Lajmi i fundit

LIVE- Belind Këlliçi deklaratë për mediat

Pas 17 vitesh, shefi i OKB-së rikthehet në Damask, Guterres takohet me Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa

Pas 17 vitesh, shefi i OKB-së rikthehet në Damask, Guterres takohet me Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa

12:21, 25/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u takua të shtunën me Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa në Pallatin e Popullit në Damask gjatë vizitës së tij historike në vend, raportuan mediat vendase.

Mediat shkruan se takimi midis al-Sharaa dhe Guterres filloi menjëherë pasi shefi i OKB-së mbërriti në kryeqytetin sirian për një vizitë tre-ditore. Ai u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut nga Ministri i Jashtëm Asaad al-Shaibani.

Takimi shënon vizitën parë të një sekretari të përgjithshëm të OKB-së në Damask që kur ish-shefi i OKB-së Ban Ki-moon udhëtoi për në kryeqytetin sirian në vitin 2009.

“OKB-ja qëndron me Sirinë në këtë moment vendimtar dhe i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mos kursejë asnjë përpjekje për të mbështetur edhe popullin e Sirisë”, tha Guterres.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco