Fshati gjerman del në shitje për 125 mijë euro

Fshati gjerman del në shitje për 125 mijë euro

12:24, 07/12/2017

Të dielën, një fshat i tërë në Brandenburg, Gjermani, që përbëhet kryesisht nga pensionistë dhe ndërtesa të shkatërruara, do të dalë në një ankand, duke pasqyruar fatin e qyteteve tjera të Gjermanisë Lindore, shkruan albinfo.ch.

Paul Urbanek, 71-vjeçar, gjeti një shenjë të çuditshme te hyrja e Alwine, një komunitet i vogël dhe i largët i shtëpive të rrënuara në ish-Gjermaninë Lindore komuniste, raporton ‘The Local”.

I gjithë fshati është në shitje. Të gjitha ndërtesat, garazhet dhe gjithçka e fshatit do të shkojnë në një ankand në Berlin, me një çmim fillestar prej 125 mijë euro.

Kushdo që e blen Alwine do të marrë një pjesë të vogël të historisë gjermane, një vend ku shtëpitë janë të zbrazura dhe banorët e moshuar, pasqyrojnë fatin më të gjerë të rajoneve lindore, që nga bashkimi i vendit 27 vjet më parë, transmeton albinfo.ch.

Vetëm 20 njerëz, kryesisht në pension ende jetojnë në grupin e shtëpive të rrënuara në shtetin rural të Brandenburgut, 120 kilometra në jug të Berlinit.n

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, të rinjtë e Hitlerit, u trajnuan rreth Alwine dhe të burgosurit e luftës u burgosën aty pranë. Pastaj ra perdja e hekurt dhe u bë pjesë e Gjermanisë Perëndimore.

Deri në bashkimin e Gjermanisë në vitin 1990, të gjitha pronat e Alwine, që dikur kishte rreth 50 banorë, ishin në pronësi të një uzine të briketës së thëngjillit, më e vjetra në Evropë.

Disa banorë lokalë kishin punuar atje që nga vitet 1960, tha Andreas Claus, kryebashkiaku i Uebigau-Wahrenbrueck, pjesë e të cilës është Alwine. Fabrika u mbyll në vitin 1991 dhe shumë njerëz u larguan. Të rinjtë larguan drejt Gjermanisë Perëndimore.

Në vitin 2000, fshati u shit investitorëve privatë për një shumë simbolike ‘1 markë gjermane’.

Dy vëllezërit që janë pronarët e tanishëm nuk arritën të ringjallin këtë fshat.

Me përjashtim të një familjeje, të gjithë banorët e Alwinit janë të moshuar.

Tashmë fshati është në ankand, edhe pse do të jetë e vështirë që dikush të japë 125 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment