Trump: Është koha për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, kjo është rruga më e mirë…

Trump: Është koha për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, kjo është rruga më e mirë…

20:26, 06/12/2017
A+ Aa A-

Presidenti Donald Trump njoftoi të mërkurën në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë se Shtetet e Bashkuara e njohin zyrtarisht qytetin e Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit dhe do të zhvendosin atje ambasadën e amerikane.

"Tani është koha të njohim Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit",  tha Presidenti Trump, duke shtuar se  " presidentët e mëparshëm ndonëse e kanë bërë këtë një premtim të madh gjatë fushatës, ata nuk arritën ta realizojnë.  Sot, unë po firmos këtë".

 “Sot, më në fund e pranojmë qartësisht: Jeruzalemi është kryeqyteti i Izraelit. Kjo nuk është asgjë më shumë se një njohje e realitetit. Është gjithashtu gjëja e drejtë për të bërë. Është diçka që duhet bërë", tha Presidenti Trump.

Në vijim ai shtoi se SHBA. do të lëvizin përfundimisht Ambasadën në Jeruzalem,  në përputhje me Aktin e vitit 1995.

"Unë kam gjykuar që kjo rrugë veprimi do të jetë në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ajo e paqes midis Izraelit dhe palestinezëve", shtoi Trump.

Image

"Kur erdha në zyrë, premtova se do të shikoj sfidat e Botës me sy të hapur.  Ne nuk mund t'i zgjidhim problemet tona duke bërë të njëjtat supozime të dështuara dhe duke përsëritur të njëjtat strategji të dështuara të së kaluarës. Sfidat e vjetra kërkojnë qasje të reja", shtoi Trump.

Ai vuri në dukje se presidentët e së kaluarës kishin nënshkruar dokumente që vononin njohjen e Jerusalemit dhe zhvendosjen e ambasadës "nën besimin se vonesa e njohjes së Jerusalemit do të çonte përpara çështjen e paqes".

 “Ndërsa disa thanë se "u mungonte guximi", ata morrën vendimet e tyre në bazë të fakteve në atë kohë. Por pas dy dekadash, ishte e qartë se vonesa e njohjes së Jerusalemit nuk kishte dobi paqen”, tha Trump.

Në vend të kësaj, tha Trump, duke pranuar se Izraeli ka të drejtën të përcaktojë vendndodhjen e kryeqytetit të tij, ky ishte ishte një "kusht i domosdoshëm për arritjen e paqes".

 “Jeruzalemi nuk është vetëm zemra e tre feve të mëdha, por tani është edhe zemra e një prej demokracive më të suksesshme në botë", tha Presidenti Trump.

"Gjatë shtatë dekadave të fundit, populli izraelit ka ndërtuar një vend ku hebrenjtë, myslimanët, të krishterët dhe njerëzit e të gjitha besimeve janë të lirë të jetojnë dhe adhurojnë sipas ndërgjegjes dhe besimeve të tyre".

Presidenti Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara "mbeten thellësisht të përkushtuara në përpjekjet për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje paqësore të pranueshme për të dyja palët, Izraelin dhe palestinezët". "Unë kam ndërmend të bëj gjithçka në fuqinë time për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje të tillë", tha ai.

Ai ishte i kujdesshëm të theksonte se politika e re nuk kishte për qëllim të paragjykonte negociatat në vazhdim midis izraelitëve dhe palestinezëve. Trump argumentoi se vendimi i tij për Jerusalemin ishte pjesë e një "qasjeje të re" të konfliktit izraelito-palestinez, i cili do të arrinte një "marrëveshje të madhe" për të dy palët.

"Shtetet e Bashkuara mbeten thellësisht të përkushtuara për të ndihmuar një marrëveshje paqeje që është e pranueshme për të dyja palët", tha ai.

"Kam ndërmend të bëj gjithçka në fuqinë time për të ndihmuar një marrëveshje të tillë", tha Trump. Ai shtoi se SHBA. do të mbështesin një zgjidhje mes të dy shteteve,  nëse do të dakordohen nga të dyja palët.

Ai gjithashtu i drejtoi kritika politikës së re, duke bërë thirrje për qetësi, moderim dhe tolerancë.

"Do të ketë mosmarrëveshje dhe mospajtime lidhur me këtë njoftim",  tha Presidenti Trump. "Por ne jemi të bindur se përfundimisht, ndërsa punojmë me këto mosmarrëveshje, do të arrijmë në një paqe dhe në një vend të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit më të madh", tha ai.

 “Fëmijët tanë duhet të trashëgojnë dashurinë tonë, jo konfliktet tona", tha Trump.

Ai shtoi se Zëvendëspresidenti Mike Pence do të vizitonte Izraelin në ditët në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ARUBI07/12/2017 02:53

Z, TRAMP, shihe mire vendimin per JERUZALEMIN se historikisht ka qene ne lufte.POpujt duan qetesidhe kete e garanton AMERIKA, por me kete veprim ju po nxitni hasmerite e pretendimet teritoriale. Si e pa besueshme por shpresojme te mos shkaterrohemi nga ndonji lufte e nxitur me qellim. ZOTI NA RUAJTE.

Shto koment

Denonco