Obama ‘krushqi’ me familjen mbretërore? I dashuri i së bijës i afërm i Mbretëreshës

Obama ‘krushqi’ me familjen mbretërore? I dashuri i së bijës i afërm i Mbretëreshës

14:05, 24/11/2017
A+ Aa A-

Fakti që Malia Obama ka një të dashur ka pushtuar rrjetet sociale, por pak e dinë se19-vjeçari britanik ka lidhje me familjen mbretërore.

Vajza e ish-presidentit Obama u filmua duke shkëmbyer një puthje pasionante me Rory Farquharson, i cili po ashtu është student i Harvardit.

Çifti i ri, i pavetëdijshëm për kamerat, po jetonte një moment intim, i cili më pas u shpërnda kudo në Twitter:

“Dhëndri” i familjes Obama  duket se vjen nga një familje që zoteron Shkollën prestigjioze ‘Rugby’ dhe filloi këtë vit studimet në Harvard, ashtu si edhe Malia.

‘Daily Mail’ ka bërë disa gërmime dhe siç rezulton, ai ka lidhje me familjen mbretërore. Kushëriri i tij i dytë i tij, Andrew Farquharson, ishte një nga njerëzit më të afërt të Mbretëreshës në ‘Buckingham Palace’  ndërkohë që aludohet se ai ka lidhje gjaku me familjen mbretërore.

Me sa duket zotëria ishte një nga ndihmësit më të besueshëm të Mbretëreshës dhe mësohet se ka bindur Elizabeth të marrë shumë vendime.

Babai i tij është gjithashtu shefi ekzekutiv i një kompanie prestigjioze ndërsa e ëma është një kontabiliste e kualifikuar dhe erespektuar,

Ndërkohë, Malia Obama, mori një vit pushim para se të fillonte Harvardin këtë vjeshtë dhe sic duket po përpiqet të shijojë jetën e kolegjit sa më shumë të mundet./SYRI.net/

 


 

ImageImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco