VIDEO/ Pamje të frikshme, një avion rrëzohet në autostradë

VIDEO/ Pamje të frikshme, një avion rrëzohet në autostradë

14:43, 20/11/2017
A+ Aa A-

Një avion i vogël është rrëzuar ndërkohë që piloti u përpoq të bënte një ulje emergjente në një autostradë në Florida. Incidenti dramatik u kap nga kamerat e një makine.

Avioni pësoi një defekt kohës kur ishte në ajër dhe u përpoq të bënte një ulje urgjente në në qytetin Clearwater në Florida, të dielën në mëngjes.

Për fat të mirë, si piloti, 61 vjeçari Marc Allen Benedict, ashtu edhe pasagjeri, 55 vjeça Gregory Guinee, dolën në kohë nga mjeti fluturues.

Krahu i majtë i avioni preku një pemë, duke shkaktuar që ai të rrotullohej dhe të rrëzohet. Administrata Federale e Aviacionit (FAA) dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit po hetojnë se çfarë e shkaktoi rrëzimin./SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco