Tërmet 7 ballësh në Paqësor, ngrihet alarmi i menjëhershëm për cunami

Tërmet 7 ballësh në Paqësor, ngrihet alarmi i menjëhershëm për cunami

09:47, 20/11/2017
A+ Aa A-

Një tërmet 7 ballësh ka goditur Paqësorin pranë territorit francez të Kalifornisë së Re, në Australi. Valë të mëdha cunami janë vërejtur pas tërmetit, raporton Qendra e Monitorimit në Paqësor (PTWC).

Tërmeti ra në 82 kilometra larg ishullit të Mares, i cili ka një popullsi prej mbi 5,600 banorësh.

Epiqendra ishte vetëm 10 kilometra e thellë, ndërkohë që fillimisht u raportua se bëhej fjalë për një tërmet 7.3 ballësh.

Qendra e cunameve ka paralajmëruar se një "valë e rrezikshme cunami" mund të godasë brigjet që ndodhen rreth 300 kilometra larg epiqendrës.

Arkipelagu i Ishujve Besnikë, me një popullsi prej mbi 17,000 banorësh është brenda rrezes së cunamit.

Tërmeti 7 ballësh është një nga më të fuqishmet që ka rënë kohët e fundit në këtë zonë, edhe pse që nga fundi i tetorit është raportuar për 120 tërmete kryesisht të cekëta.

Evakuime masive u urdhëruan në zonat bregdetare në Kaledoninë e Re. Tanimë pritet që qendra e cunameve të lëshojë një mesazh përfundimtar për të thënë nëse ka kaluar ose jo rreziku për cunami. /SYRI.net/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco