Ky është fundi i ISIS-it!? Ushtria merr bastionin e fundit të Shtetit Islamik

Ky është fundi i ISIS-it!? Ushtria merr bastionin e fundit të Shtetit Islamik

08:53, 03/11/2017
A+ Aa A-

Ushtria siriane ka rimarrë Deir al-Zour, bastionin e fundit të të ashtuquajturit Shtetit Islamik në Siri, njoftoi televizioni shtetëror.

"Qyteti është tërësisht i çliruar nga terrorizmi", raportoi televizioni.

Raporte të tjera thanë se ushtria siriane dhe aleatët e saj po pastronin lagjet e fundit të qytetit nga ISIS-i.

IS kishte kontrolluar shumicën e qytetit që nga viti 2014.

Deir al-Zour kishte një rëndësi strategjike për ISIS-in për shkak të afërsisë me kufirin me Irakun.

Grupi militant ka mbetur tashmë me vetëm në disa lagje në provincën e famshme./SYRI.net/ 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco