Irlanda përgatitet për stuhinë më të fuqishme, mbyll të gjitha shkollat

Irlanda përgatitet për stuhinë më të fuqishme, mbyll të gjitha shkollat

09:12, 16/10/2017
A+ Aa A-

Irlanda po përgatitet për zbarkimin stuhisë tropikale ‘Ofelia’ ndërkohë që ka lëshuar alarmin më të lartë.
 
Zyrtarët e arsimit kanë urdhëruar mbylljen e të gjitha objekteve arsimore në të gjithë ishullin.
 
Një deklaratë nga departamenti i arsimit të Irlandës tha se anulimi i mësimit, erdhi pas këshillave zyrtare mbi stuhinë më më të fuqishme qe ka goditur vendin.

Shërbimi i motit paralajmëroi të dielën në mbrëmje se banorët mund të ishin në rrezik pëpër jetën. 

Raportohet gjithashtu se shirat e rënda dhe stuhitë përgjatë disa brigjeve do të rezultojnë me përmbytje të mëdha.

Meteorologët mbeten "shumë të shqetësuar" dhe po e monitorojnë situatën nga afër. 

 Mediat në Britani shkruajnë se “Ofelia” do ta godasë vendin në 30-vjetorin e stuhisë së madhe të vitit 1987.

Ajo pritet të trokasë sot në dyert e Iralandes dhe Anglisë dhe pas kësaj trajektorja e lëvizjes parashikohet të jetë në verilindje të Europës.

Stuhia e madhe e tre dekadave më parë në Mbretërinë e Bashkuar goditi pikërisht në datat 15 dhe 16 tetor, duke vrarë 22 persona në Britani e Francë./SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco