VIDEO/ Ceremoni dhe parada ushtare! Spanja feston me pompozitet Ditën Kombëtare të vendit

VIDEO/ Ceremoni dhe parada ushtare! Spanja feston me pompozitet Ditën Kombëtare të vendit

13:34, 12/10/2017
A+ Aa A-

Familja mbretërore e Spanjës po merr pjesë në festimet e Ditës Kombëtare në mes të një krize politike të nxitur nga referendumi i diskutueshëm i pavarësisë së Katalonjës.

Kryeministri Mariano Rajoy i tha deputetëve të mërkurën se Spanja demokratike po përballet me kërcënimin më të rëndë në 40 vitet e fundit.  Madridi mund të vendosë kontroll të drejtpërdrejtë në rajon.

Dita Kombëtare është një festë publike dhe përkujton rikthimin e krishterë të Spanjës dhe arritjen e parë të Kristofor Kolombit në Amerikë në vitin 1492.

Një paradë e madhe ushtarake po mbahet për kryeqytetin e Madridit dhe ceremoni të tjera po mbahen në të gjithë vendin.

Ndërkohë, grupi i të drejtave ndërkombëtare “Human Rights Ëatch” thotë se policia spanjolle përdori forcë të tepruar në Girona dhe dy fshatra në Katalonjës gjatë referendumit të pavarësisë së 1 tetorit. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco