‘Geminid’ arrin pikun, mbi 150 ‘yje’ do të bien nga qielli i natës çdo 1 orë

‘Geminid’ arrin pikun, mbi 150 ‘yje’ do të bien nga qielli i natës çdo 1 orë

17:31, 11/12/2023
A+ Aa A-

Nëse jeni të dhënë pas ‘ngjarjeve’ të qiellit, atëherë të martën duhet ta shënoni na kalendar. Mbrëmjen e së martës shënohet piku i shiut të meteorëve Geminid.

I njohur ndryshe si ‘Mberti i Shirave të Meteorëve’, Geminid jep thajse gjithmonë shfaqje. ‘Yjet’ e Geminid-it kanë nisur të bien që nga 4 dhjetori dhe do të vijojnë të vizitojnë qiellin deri më 20 dhjetor, por piku pritet në datat 14-15.

Gjatë pikut, parashikohet që mbi 150 meteorë të shuhen në atmosferën tonë çdo një orë.

Kujtojmë se meteorët prodhohen kur pjesë apo mbetje nga kometat apo asteroidët futen në atmosferën e planetit tonë. Duke udhëtuar me një shpejtësi prej 70 km për sekondë, mbetjet e kometave nisin të avullojnë teksa prekin atmosferën duke krijuar kështu dritë në qiellin e natës.

Geminid-ët vijnë nga një asteroid i njohur si 3200 Phaethon.

‘Ndryshe nga kometat, asteroidëve nuk u krijohen bishta kur i afrohen diellit pasi kompozimi i tyre është i ndryshëm,’ shpjegojnë Muzetë Mbretërorë të Greenwich.

Kur të arrijë pikun në orën 20:27 të martën, numri i meteorëve çdo orë mund të shkojë deri në mbi 150.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco