Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Update i ri i WhatsApp që do t’ju shërbejë për mesazhet e rëndësishme

Update i ri i WhatsApp që do t’ju shërbejë për mesazhet e rëndësishme

16:28, 02/11/2023
A+ Aa A-

Në përpjekje për të përmirësuar më tej përvojën e përdoruesve, WhatsApp ka prezantuar një përditësim të ri përmes programit testues beta, duke i lejuar përdoruesit të bëjnë “pin” mesazhe në biseda dhe grupe.

Opsioni i ri do ta bëjë të lehtë gjetjen e mesazheve të caktuara, pasi mesazhet pin do të shfaqen në krye të bisedave, tha WABeta info.

Mundësia për të bërë pin mesazhet do të jetë e disponueshme si për bisedat individuale, ashtu edhe për ato në grup, dhe mund të aksesohet thjesht duke zgjedhur mesazhin e dëshiruar dhe shfaqet një opsion që i kërkon përdoruesit kohëzgjatjen për të cilën mesazhi duhet të bëhet pin.

Për momentin, opsioni është i kufizuar dhe i disponueshëm për një pjesë të vogël të testuesve beta që kanë instaluar versionin më të fundit të platformës nga aplikacioni TestFlight.

Për sa i përket prakticitetit, veçoria do të jetë veçanërisht e dobishme në bisedat në grup, ku mund të përdoret për të bërë njoftime duke i lejuar anëtarët të kenë akses lehtësisht në përditësime dhe mesazhe të rëndësishme që janë të vendosura pin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco