Peshkaqenët e Floridës konsumojnë kokainë?

Peshkaqenët e Floridës konsumojnë kokainë?

16:34, 08/08/2023
A+ Aa A-

Ka nisur si çdo vit në Amerikë “Java e peshkaqenëve” dhe mes shumë nismave kushtuar atyre, në Discovery Channel do të transmetohet një dokumentar i filmuar nga biologu detar Tom “The Blowfish” Hird në bashkëpunim me Tracy Fanara të Universitetit të Florida dhe i titulluar “Cocaine Shark”.

Siç tregon “Live Science”, peshkaqenët që jetojnë në brigjet e Floridës ekspozohen çdo ditë ndaj sasive të mëdha të drogës për arsye lehtësisht të imagjinueshme. Hird dhe Fanara u përpoqën të kuptonin nëse peshkaqenët i përdorin ato (vullnetarisht apo jo) dhe nëse kjo ndikon në shëndetin dhe sjelljen e tyre.

Arsyet kanë të bëjnë me faktin se Florida është një nga pikat e nxehta të tregtisë ndërkombëtare të drogës, veçanërisht kokainës. Vetëm në qershor të vitit 2023, roja bregdetare amerikane sekuestroi në zonë rreth 6,400 kg pluhur të bardhë, e cila e gjen shpesh rrugën e detiti pasi pakot e drogës hidhen në det për të mos u kapur apo në mënyrë aksidentale. Peshkatarët nga Florida kanë argumentuar për vite se peshkaqenët tërhiqen shumë nga pakot e mëdha, por deri më tani ishte vetëm anekdotike dhe nuk kishte asnjë vëzhgim të drejtpërdrejtë.

Hird dhe Fanara mblodhën më pas tufa të rreme kokaine, të së njëjtës formë, madhësi dhe peshë si ato reale dhe i hodhën në ujë nga një varkë, në një zonë peshkaqenësh, së bashku me mjellma të rreme, të konsideruara si pre e shijshme. Peshkaqenët i injoruan mjellmat për t’u drejtuar drejt kokainës së rreme. Dikush e kafshoi atë në vend, të tjerët kapën një pako dhe u larguan me not për të konsumuar produktin vetëm. Peshkaqenët reaguan në mënyrë të ngjashme kur nga një avion u hodh nga kokaina, siç bëjnë tregtarët e drogës. Sapo pakot goditën ujin, disa lloje peshkaqenësh që notojnë në zonë u nxituan për të kontrolluar. Mungon ende një vëzhgim i drejtpërdrejtë, por Hird dhe Fanara kanë planifikuar më shumë analiza, duke filluar me analizat e gjakut nga peshkaqenët e Floridas. Ato mund të zbulojnë surpriza të pakëndshme, gjurmë të ilaçeve dhe barnave të tjera që mbërrijnë në det nga brigjet e shtetit amerikan: antidepresivë, pilula gjumi, amfetamina, pilula kontraceptive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco