Kërcimi zbathur me bikini ndan Riminin

Kërcimi zbathur me bikini ndan Riminin

17:13, 31/07/2023
A+ Aa A-

‘Mania’ më e fundit në qytetin e Riminit, duke kërcyer me bikini zbathur në lokalet e plazhit, ka ndarë këshillin e qytetit nga rojet e shpëtimit dhe diskotekat, të cilët kërkojnë që autoritetet ta ndalojnë ketë gjë.

Kjo mënyrë e kërcimit, në lokalet dhe restorantet e njohura si ‘chiringuitos’, mbështetet nga ish-nënkryetarja e komunës, Gloria Lisi, e cila i ka kërkuar këshillit të miratojë zyrtarisht atë që tashmë po ndodh de facto, shkruan ANSA.

Por këshilltari i turizmit, Juri Magrini, e ka kundërshtuar duke thënë se ‘plazhi nuk mund të bëhet disko, ka norma që e ndalojnë këtë’.

Kryetari i komunës, Jamil Sadegholvaad, ka dalë në favor të lejimit të njerëzve të kërcejnë me bikini, por këmbënguli se ‘duhet të ketë rregulla’.

Rojet e shpëtimit dhe diskotekat po kërkojnë gjithashtu ‘më shumë rregulla dhe kontrolle’, thanë shoqatat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco