Po pastronte plazhin, gjeti mesazhin 25 vjeçar, të mbyllur në një shishe

Po pastronte plazhin, gjeti mesazhin 25 vjeçar, të mbyllur në një shishe

18:35, 03/07/2023
A+ Aa A-

Një mesazh në shishe i dëmtuar rëndë u zbulua gjatë pastrimit të plazhit. Mesazhi doli se ishte shkruar dhe vendosur në shishe nga një vajzë para 25 viteve.

David Shand, i cili gjeti shishen plastike ndërsa merrte pjesë në pastrimin e plazhit nga Pentland Canoe Club në zonën Oçumster, tha se copa e vogël e letrës brenda ishte jashtëzakonisht e zbehur dhe e vështirë për t’u lexuar.

Mesazhi ishte shkruar nga një vajzë e quajtur Lynn, por për shkak të dëmtimit David arriti që të lexonte vetëm disa nga shkronjat e mbiemrit të saj, raporton UPI.

Fotot e shishes u postuan në Facebook dhe shënimi u nda me stafin e shkollës fillore Rothes, e cila dukej se ka qenë shkolla e vajzës, kjo duke u bazuar në informacionin e mbledhur nga shënimi i dëmtuar.

Ish-nxënësja eventualisht u identifikua si Lynn Mighten, e cila tani quhet Lynn Gardner.

Gardner bëri të ditur se shishen që e mbante mesazhin e kishte hedhur në një përrua afër shkollës së saj, ku më pas me sa duket u mor nga lumi Spey. Ajo tha se ishte 7 ose 8 vjeç kur shkroi mesazhin.

Shand deklaroi se ai foli me Gardner nëpërmjet telefonit dhe tani ai po ia dërgon shënimin e saj me postë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco