Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Emocionuese/ Shikoni reagimin e shimpanzesë kur pa qiellin për herë të parë. Ishte rritur tërë jetën e izoluar

Emocionuese/ Shikoni reagimin e shimpanzesë kur pa qiellin për herë të parë. Ishte rritur tërë jetën e izoluar

16:34, 27/06/2023
A+ Aa A-

Ky është momenti emocionues kur shimpanzeja shpërthen nga gëzimi pasi sheh qiellin për herë të parë duke qenë se ka qenë e mbyllur gjatë gjithë jetës së saj.

Shimpanzeja 29 vjeçe me emrin Vanilla ka jetuar në një laborator eksperimental në New York prej se ishte dy vjeçe, pastaj mbeti në një strehimore në Kaliforni ku nuk mund të shihte qiellin qartazi për shkak të çatisë së rrethuar.

Më pas u transferua në një strehimore në Save the Chimps Reserve në Florida, ku u mirëprit me një përqafim nga një shimpanze tjetër me emrin Dwight.

Në ditën e shpërnguljes, Vanilla u inkurajua nga Dwight që të shkelte këmbët jashtë dhe të vështrojë qiellin. Kjo ishte dalja e parë e Vanillës jashtë një rrethoje dhe reagimi i tij kur pa qiellin ishte epik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco