‘Vajza me domate’ po bën namin në TikTok! Ç’është ky trend i ri?

‘Vajza me domate’ po bën namin në TikTok! Ç’është ky trend i ri?

16:40, 10/06/2023
A+ Aa A-

Vajzat në TikTok po i frymëzojnë njerëzit që të përqafojnë një stil të ri jetese: “Vajza me domate” (tomato girl) është trendi i fundit.

Çfarë është estetika e “vajzës me domate”? Në fakt nuk ka një përkufizim të qartë, por imagjinoni një vajzë që shijon bredgetin e Mesdheut, i mbush ditët duke u kujdesur për kopshtin e saj, teksa era e butë i përkëdhel flokët.

Një vajzë e tillë gëzon një jetë relativisht të thjeshtë, duke shijuar ditët me diell, duke lexuar libra në një tryezë të vjetër në oborr e sigurisht duke ngrënë bukë me perime të freskëta, domate dhe vaj ulliri.

Estetika “Tomato Girl” përqafon çdo gjë të vjetër, çdo gjë natyrale si fustanet lino, lulet delikate, dantellat, apo bizhuteritë antike. Asaj i pëlqen të dëgjojë këshillat e gjyshes, teksa shijon me të pak rrush të këputur nga hardhia aty pranë.

E së fundmi, është një adhuruese e look-ut pa shumë grim, por mjaftohet me pak korrektor, një buzëkuq të lehtë dhe rimel.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco