Majmuni ‘ngacmues’, reagojnë animalistët: Po shfrytëzohet dhe poshtërohet

Majmuni ‘ngacmues’, reagojnë animalistët: Po shfrytëzohet dhe poshtërohet

17:50, 08/05/2023
A+ Aa A-

Orangutangu Nhong po tërheq me qindra turistë në Safari World në Bangkok, Tajlandë, ndërsa videot e tij janë bërë virale në rrjetet sociale.

Shumë turistë shkojnë në kopshtin zoologjik vetëm për të takuar majmunin e famshëm, miqësor dhe ngacmues. Turistët bëjnë foto me të, ndërsa majmuni i përfaqëson e puth ata.

Megjithatë, grupe që mbrojnë të drejtat e kafshëve kanë reaguar, si PETA, ka reaguar duke thënë se majmuni po shfrytëzohet dhe po poshtërohet me mënyrën sesi është duke u trajtuar në atë kopsht zoologjik.

Pavarësisht këtyre reagimeve, turistët janë shprehur se orangutangu është shumë i dashur me ata. ‘Nhong është gjithmonë miqësorë me ne. Ai është i pastër dhe trajtohet mirë aty. Unë nuk e mendoj se ka ndonjë problem’, shprehet një turiste që ka realizuar foto me orangutangun.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco