Mos e bëni këtë gabim kur shtoni hudhër në gjellë/ Kjo e bën të hidhur dhe të vështirë për t’u tretur

Mos e bëni këtë gabim kur shtoni hudhër në gjellë/ Kjo e bën të hidhur dhe të vështirë për t’u tretur

14:00, 25/12/2022
A+ Aa A-

Hudhra është përdorur prej shekujsh për të përgatitur pjata të ndryshme dhe është e shëndetshme sepse ka një përmbajtje të lartë të antioksidantëve.

Gjithashtu ka veti të fuqishme antivirale, antibakteriale dhe anti-inflamatore.

Ajo që e bën këtë artikull kaq të shëndetshëm është përmbajtja e mineraleve dhe vitaminave.

Hudhra është një artikulli i fuqishëm i cili posedon cilësi shëruese, por vetëm nëse përpunohet në mënyrën e duhur.

Nëse përgatisni gjellë me hudhër, patjetër duhet t’u përmbaheni disa rregullave në mënyrë që të ruani shijen dhe të gjithë përbërësit e dobishëm, shkruan ‘Mirror’.

Rregulli themelor që duhet ta keni gjithmonë parasysh është se hudhra shtohet pak pra se të përfundojë zierja që të mos digjet dhe të mos bëhet e hidhur dhe që nga momenti kur e qëroni, e grimconi dhe e shtypni deri në hedhjen në gjellë duhet të kalojnë 10 minuta.

Ndryshimi i thjeshtë i teknikës së zierjes do t’ju ndihmojë të ruani përbërësit e dobishëm.

Nutricionistët thonë se hudhrën duhet ta shtypni, ta imtësoni apo ta grini dhe ta mbani më larg nxehtësisë rreth 10 minuta.

Gjatë kësaj kohe krijohet sasia maksimale e alicinës, e cila mbetet e paprekur gjatë gatimit dhe që është lëndë ushqyese më e rëndësishme e hudhrës. Pas kësaj mund ta përdorni për tiganisje ose pjekje.

E vetmja gjellë ku duhet të vendosni hudhrën në fillim të gatimit është spinaqi. Por edhe atëherë hudhrën nuk duhet ta vendosni në vaj të nxehtë, sepse do të digjet shumë shpejt. Kështu bëhet e hidhur dhe e vështirë për t’u tretur.

Temperatura mbahet në nivele të larta për një kohë të gjatë në një tigan me fund më të trashë, kështu që kur shtoni hudhër në pjatë, hiqeni tiganin nga soba sapo hudhra të marrë një ngjyrë të artë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco