Thatësira zbulon skeletin e një luani amerikan në Misisipi

Thatësira zbulon skeletin e një luani amerikan në Misisipi

09:48, 11/12/2022
A+ Aa A-

Deri para 11,000 vjetësh, në territoret që ne i njohim sot si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jetonte një luan dy metra e gjysmë i gjatë, një metër i lartë dhe peshonte më shumë se 400 kilogramë.

Ishte 25% më i madh se një luan modern, ishte një grabitqar, por siç ndodhi me të gjithë të ashtuquajturën ‘megafauna pleistocene”, i u zhduk nga planeti gjatë zhdukjes Kuaternare.

Ndryshe nga ato të bashkëkohësve të tjerë, fosilet e luanëve amerikanë janë relativisht të rralla dhe zbulimi i tyre gjithmonë bën tituj, por gjetja e fundit e bërë në brigjet e Misisippitnga Wiley Prewitt dhe e raportuar për herë të parë nga Sun Herald, meriton vëmendje të veçantë, sepse nuk është vetëm për paleontologjinë.

Image

Wiley Prewitt nuk është shkencëtar, por një qytetar që jeton në Misisipi dhe i cili, duke ecur përgjatë brigjeve të lumit, hasi në atë që u konfirmua më vonë, të jetë skeleti i fosilizuar i një luani amerikan.

Misisipi po kalon një periudhë të gjatë të thatë, më e keqja në dhjetë vitet e fundit siç raportohet nga NOAA; niveli i tij është aq i ulët sa që varkat e kanë të vështirë të lundrojnë në të dhe me pasoja të rënda për tregtinë vendase.

Është një lajm i keq për mjedisin, por thatësira po ashtu, si të thuash, po sjell një sërë thesaresh të mbytura deri më tani. Në tetor, për shembull, një traget  që ishte fundosur në fund të shekullit të 19-të u rishfaq në ujërat e Misisipit. Dhe tani është radha e nofullës së luanit.

Image

Prewitt e gjeti kockën në plazhin e Misisipit pranë qytetit Rosedale dhe e çoi menjëherë tek ekspertët në Muzeun e Historisë Natyrore në Jackson, kryeqyteti i shtetit, ku po zhvillohej një simpozium mbi fosilet e Amerikës së Veriut.

Ekspertët kanë konfirmuar se fosili është një nofull e Panthera atrox. Është vetëm fosili i katërt i luanit amerikan që gjendet në pellgun e lumit. Deri më tani, shumica e njohurive tona për kafshën kanë ardhur nga më shumë se 80 ekzemplarë të gjetur në të njëjtin vend, puset e katranit të La Brea në Kaliforni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco