Elon Musk pyet: A duhet të rikthehet llogaria e Donald Tramp në Twitter

Elon Musk pyet: A duhet të rikthehet llogaria e Donald Tramp në Twitter

19:29, 19/11/2022
A+ Aa A-
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, kishte rreth 88.8 milionë ndjekës kur Twitter-i pezulloi përgjithmonë llogarinë e tij në janar 2021, duke përmendur rolin e tij në trazirat e 6 janarit në US Capitol dhe potencialin për më shumë dhunë.

E pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk nisi një sondazh të premten në kompaninë e mediave sociale duke pyetur nëse ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump duhet të lejohet të kthehet në platformë.

“Rivendosni për llogarinë e ish-Presidentit Trump”, shkroi Musk në një postim që ka mbledhur më shumë se 12 milionë vota nga koha e publikimit.

Më shumë se 52% e përdoruesve votuan “po”, ndërsa gati 48% thanë “jo”.

Disa orë më parë, miliarderi amerikan la të kuptohej se po mendonte nëse do të rivendoste llogarinë e Trump në Twitter.

“Vendimi për Trumpin nuk është marrë ende”, shkroi Musk në Twitter, teksa njoftoi tre rikthime të profilit të lartë të llogarive që u ndaluan nga gjiganti i mediave sociale.

“Kathie Griffin, Jorden Peterson & Babylon Bee janë rikthyer”, tha Musk.

Musk kishte parashikuar një rikthim të Trump në maj, kur ai e quajti dëbimin “moralisht të gabuar dhe krejtësisht budallaqe”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco