Arma me lazer bën ‘vrasjen’ e parë, një ditë mund të rrëzojë avionë e raketa hipersonike

Arma me lazer bën ‘vrasjen’ e parë, një ditë mund të rrëzojë avionë e raketa hipersonike

17:58, 11/11/2022
A+ Aa A-

Si në një skenë nga një film fantastiko-shkencor, Britania ka kryer testin e parë të prototipit të ri ‘DragonFire’, armës me lazer, me vlerë 100 milionë paund.

Arma, e cila një ditë mund të përdoret për të asgjësuar avionët luftarakë, anijet luftarake, madje edhe raketat hipersonike, ka shkatërruar një dron rreth 2 milje larg.

Drejtuesit ushtarakë të Britanisë së Madhe, shkruan ‘Daily Mail’, janë shprehur se kjo armë do të revolucionalizojë luftën e së ardhmes, pa përdorur municione. Në vend të tyre, arma rrezen e padukshme 50 kW për të goditur objektivat e vegjël deri sa një monedhë që mund të udhëtojnë me shpejtësinë e zërit.

Arma përdori pasqyrat e saj lazer me fuqi të lartë për të përqendruar nxehtësinë në një pikë, duke bërë që droni në shpërthente në flakë. Edhe pse ky test është vlerësuar si shumë i suksesshëm, DragonFire është ende shumë kohë larg për t’u bërë pjesë e ushtrisë.

E ndërtuar nga shkencëtarët britanikë, sipas projektuesve të DragonFire, armët e teknologjisë së lartë kanë një saktësi të jashtëzakonshme. 

Testi i parë u zhvillua në poligonin Porton Down të Ministrisë së Mbrojtjes në Wiltshire.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco