'Jurassic World' 143 mln dollarë në vetëm 3 ditë

'Jurassic World' 143 mln dollarë në vetëm 3 ditë

10:35, 13/06/2022
A+ Aa A-

Dinosaur, xhet luftarakë, superheronj dhe animacion. Kjo është panorama e kësaj vere në kinema. Dhe ashtu siç ishte parashikuar, “Jurassic World dominion” pushtoi ekranet, që prej fundjavës së premierës, me arkëtime plot 143 milionë dollarë.

“The bad guys” qëndron prej 8 javësh në top 5, duke arkëtuar edhe 2.3 milionë dollarë të tjerë, në një total prej 92 milionë dollarësh.

“The Bob’s burgers movie” shkon në vend të 4 me 2.3 milionë dollarë për të tretën javë rresht. Pas thuajse 3 muajsh, “Doctor strange in the multiverse of madness” siguroi edhe 4.9 milionë dollarë, në arkëtime totale prej 398 milionë dollarësh.

“Top gun: Maverick” humbi vendin e parë, por arkëtoi në fundjavën e tretë në kinema, edhe 50 milionë dollarë të tjerë, shumë afër “Doctor strange”, në 393 milionë dollarë arkëtime nga shitja e biletave në kinema në vetëm 20 ditë nga premiera.

Ashtu siç pritej, “Jurassic World Dominion” bëri bujë që në premierë. Finalja e filmit triologji, nisi fuqishëm shfaqjen në kinema, me arkëtime në vetëm 3 ditë, prej 143.4 milionë dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco