Tetë mënyra se si të zvogëloni konsumin e karburantit dhe të kurseni disa para

Tetë mënyra se si të zvogëloni konsumin e karburantit dhe të kurseni disa para

12:29, 09/06/2022
A+ Aa A-

Çmimet e karburanteve filluan të rriten menjëherë pas pushtimit rus në Ukrainë në fillim të shkurtit.

Kostoja e mbushjes së një makine me karburant për një familje tashmë kap shifrën e frikshme.

Por më poshtë mund të gjeni tetë këshilla që mund të kurseni para kur të furnizoni makinën tuaj me karburant.

1. Kërkoni gjithmonë të mbushni makinën tuaj me karburant pranë pikave që gjenden në supermaketet e mëdha ose pranë qendrave tregtare.

2. Mos ecni në mënyrë të çregullt. Kjo do të thotë shmangni shpejtësinë e tepërt dhe frenimin e rëndë.

3.Shtoni shpejtësinë kur do të ngjisni kodrat dhe më pas qetësohuni kur t’i keni kaluar ato.

4. Fikni kondicionerin.

5.Ulni peshën e tepërt. Hiqni çdo artikull nëse nuk ju nevojiten për një udhëtim të caktuar.

6. Kontrolloni gomat tuaja. Gomat e shfryera mund të ndikojnë në shpenzimin e karburantit.

7.Kombinoni udhëtimet: Motorët e ngrohtë janë më eficentë se të ftohtë, kështu që një udhëtim vajtje-ardhje është më efikas për karburantin se sa disa udhëtime të shkurtër, edhe pse distanca e përshkuar mund të jetë e njëjta.

8. Mundohuni të  ecni në këmbë ose të përdorni biçikletën për udhëtime të shkurtra,

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco