E çuditshme, por e vërtetë, shpenzon 15 mijë euro për t’u bërë si 'Lassie'

E çuditshme, por e vërtetë, shpenzon 15 mijë euro për t’u bërë si 'Lassie'

14:06, 01/06/2022
A+ Aa A-

Ky që shihni në foto nuk është një kafshë, as një një lodër pellushi. Ai është një japonez, quhet Toko-San dhe ka shpenzuar dy milionë jen (pothuajse 15 mijë euro) për të ndërtuar një kostum hiper-realist të një qeni (si Lesi) për të përmbushur ëndrrën e tij: “të bëhej qen”.

Dhe në fund ai e realizoi atë. Brenda kostumit, burri ka xhiruar një seri videosh në kanalin e tij në YouTube, në të cilat ai bën gjëra të qenve: jep putrën, merr topin, rrotullohet.

Në një video ai luan ping pong drejt murit për të theksuar faktin se ai është në të vërtetë një burrë. Kompanisë që iu porosit kostumi, Zeppet, iu deshën 40 ditë për ta bërë atë dhe shpjegoi se e gjithë çështja ishte të riprodhonte një skelet qeni duke e mbivendosur mbi skeletin e njeriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco