SHBA publikon dokumentet për UFO-t/ ‘Topa drite’ që mbikëqyrnin anijen në oqean

SHBA publikon dokumentet për UFO-t/ ‘Topa drite’ që mbikëqyrnin anijen në oqean

09:15, 29/05/2022
A+ Aa A-

Mes dokumenteve të fundit sekrete të publikuara nga ushtria e SHBA tregohet dhe rasti kur një luftanije është ndjekur nga dy UFO në formë “topi drite”, që është një nga elementët më të mistershëm të çështjes.

Luftanija amerikane USS Kearsarge është nje nga disa mjete detare që raporton episode me objekte të paidentifikuara fluturimi teksa ushtria e SHBA duket se ka vendosur të hapet paksa për fenomenet misterioze.

Producenti kinematografik Dave C. Beaty, i cili ka realizuar filmin e vitit 2019 The Nimitz Encounters për episodin e vitit 2004 të marinës SHBA me një objekt misterioz, ka treguar për ngjarjen qe prej tetorit 2021.

Tashmë dokumente të reja janë prezantuar nga studiuesi i UFO-ve Kyle Warfel, të publikuara nga e përditshmja britanike Sun Online.

Dosjet e ushtrise kanë redaktime të shumta por gjithsesi detajojnë “observim objektesh fluturuese të paidentifikuara nga luftanija” të cilat e kishin shoqëruar atë për njëfarë periudhe, duke u vendosur sa nga njëra anë te tjetra.

Zyrtarët shtonin se UFO-t “dukeshin të interesuara se sistemet e mbrojtjes ajrore të luftanijes që ishin vendosur në majën e përparme të saj.”

Në dokumente prezantohen dhe disa foto dhe imazhe të shkëputura nga video, por të gjitha të redaktuara me pulla të mëdha të zeza në to.

Pamje video besohet se janë regjistruar nga ekuipazhi i anijes por ato nuk janë publikuar.

Dy objektet fluturuese besohet se kanë shoqëruar luftanijen amfibe 40,500 toneshe duke u shfaqur disa net rresht, teksa ajo ishte në trajnim në brigjet lindore të SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco