FOTO/ Volkswagen gati të hedhë në treg 'Golf 8', ja risitë e reja

FOTO/ Volkswagen gati të hedhë në treg 'Golf 8', ja risitë e reja

19:27, 25/10/2019
A+ Aa A-

Kompania gjermane e prodhimit të makinave ‘Volkswagen’, pritet të hedhë në treg modelin e fundit të ‘Golf’.

Seria e tetë e një prej modeleve më të suksesshme të kompanisë dhe jo vetëm, pritet të prezantohet në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Ajo pritet të ketë motor tradicional me benzinë dhe naftë, por nuk do të mungojnë as modelet elektrike dhe hibride.

Brenda saj makina ka disa risi, duke nisur nga kambio e duke vijuar me komandat zanore apo ato me prekje.

Nga pamja e jashtme, Golf 8 dallon nga Golf 7 pasi ka një pamje më agresive dhe më të mprehtë dhe pjesa e përparme është më e ulët.

Për pamjet e modelit mund të ndiqni galerinë e mëposhtme:

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco