Rrëfimi +18/ Bëj seks me shoqen e punës, por ajo ...

Rrëfimi +18/ Bëj seks me shoqen e punës, por ajo ...

16:40, 16/06/2018
A+ Aa A-

E dashur Deidre,

Prej pak kohësh kam pasur seks pasionant me të ardhurën më të re në punën time. Por për të keqen time ajo më thotë se ka ndërmend të anulojë fejesën për të qenë me mua.

E vërteta është se as nuk e pëlqej shumë. Jemi të dy 22 vjeç dhe jemi njohur pasi ajo erdhi te puna ime.

E shihja që më hante me sy dhe e pranoj që e vazhdova lojën, pa e menduar aspak se ku do të çonte e gjitha kjo.

Besoj se më bëhej qejfi që ajo zgjodhi të fliste me mua.

Ishte budallallëk, por një ditë i propozova që ta kalonim bashkë pushimin e drekës. Ajo pranoi. Folëm kaq shumë sa që na u desh të nxitonim kur u kthyem në punë.

Kalimi i pushimit së bashku u bë gjë e zakonshme dhe një ditë i propozova që në mbërmje të vinte në shtëpinë time, pasi kishim shumë për t'i thënë njëri-tjetrit.

Unë jetoj ende me prindërit, por ata nuk ishin aty në atë kohë. Një pije teksa rrinim bashkë në divan çoi te një puthje dhe kjo çoi te më tepër.

Kur i propozova të shkonim në dhomë, pranoi. Seksi ishte shumë i mirë.

Isha ndarë nga e dashura disa muaj më parë dhe seksi vërtet më mungonte. Për mua kjo ishte gjithçka doja, seks. Sa herë që prindërit e mi nuk ishin në shtëpi, ajo vinte aty.

Pastaj një ditë hodhi bombën. Do t'i thoshte të fejuarit që kishte marrë fund sepse kishte takuar dikë tjetër. Kishin planifikuar të martoheshin në vjeshtë dhe kishin nisur organizimin e gjërave, ajo duhej ta ndalonte para se të ishte tepër vonë.

Nuk e besoj që fytyra ime nuk e shfaqi tmerrin që ndjeva, por nëse e ka shfaqur, ajo nuk e ka vënë re.

Më kapi dorën dhe nisi të fliste për jetën e mrekullueshme që do të kalonim bashkë.

Po fliste edhe sa fëmijë do të kishim. Më ka zënë paniku.

Deidre thotë:

Ti nuk duhet ta lësh situatën të rrëshkasë më tepër, kjo është e sigurt.

Duhet të gjesh një mënyrë për ta lënë këtë vajzë butësisht, por në mënyrë të menjëhershme.

Ti e di që ajo do të lëndohet dhe do të të duket mizore ta bësh, por mendon edhe për anën tjetër.

Do të ishte edhe më mizore ta lije këtë gjë të vazhdonte, kështu që ajo do të ndahej nga i fejuari e do të kthehej nga ty, vetëm për të parë që ti nuk do të ishe më atje për të.

Mos u përpiq as që ta manipulosh në mënyrë të tillë që t’i japë ajo fund me ty.

Ji i ndershëm për faktin që nuk dëshiron një marrëdhënie që zgjat, duke i thënë se ke kuptuar që nuk je gati t’i përkushtohesh ndokujt.

Por mos i thuaj që nuk e ke pëlqyer kurrë apo që asnjëherë nuk ta ndiente për të.

Thuaji që do t'i ruash kujtimet e kohës që kaluat bashkë.

Përgatitu për siklet e lotë, por mos u tërhiq, ndryshe do të detyrohesh të përballesh me të njëjtën gjë një ditë tjetër.

Bëhu gati edhe për kolegët e punës që mund të mos e pëlqejnë mënyrën se si je sjellë.

Nuk mund të thuash që nuk e meriton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco