Dy gjërat që duhet të bëjë çdo çift përpara martesës

Dy gjërat që duhet të bëjë çdo çift përpara martesës

04:42, 20/04/2018
A+ Aa A-

Marrëdhëniet dashurore nuk i ngjajnë kurrë njëra-tjetrës, disa janë të vrullshme njëlloj si batica-zbatica, kurse të tjerat janë më të qeta dhe partnerët zgjedhin t’i marrin gjërat më shtruar dhe të kenë në favorin e tyre faktorin kohë.

Mirëpo pas një lidhjeje të gjatë shumëvjeçare, me siguri ju ndodh të pyesni veten nëse ka ardhur momenti i duhur për t’u martuar me partnerin tuaj.

Nëse jeni të dashuruar, përgjigja e menjëhershme është PO,megjithatë ka disa gjëra të cilat duhet t’i merrni në konsideratë para se të martoheni.

Vetëm në këtë mënyrë do të keni mundësinë që të njihni më mirë njeri-tjetrin dhe do të kuptoni nëse jeni të përshtatshëm për të jetuar së bashku, shkruan Living.al.

Duhet të jetoni vetëm

Martesa është një hap shumë i rëndësishëm, por përpara se të vendosni të ndani jetën tuaj me dikë tjetër duhet të sfidoni para së gjithash veten.

Mënyra më e mirë për t’u ndjerë plotësisht e maturuar nga ana emotive dhe financiare është të jetoni vetëm pasi gjatë gjithë jetës keni qenë nën mbrojtjen e prindërve dhe të afërmëve.

Pikërisht për këtë nuk i njihni i limitet dhe zotësitë tuaja dhe këto do t’i kuptoni vetëm atëherë kur do t’ju duhet të paguani vetë faturat apo të rregulloni vetë rubinetin e prishur.

Duhet të jeni të sigurtë që përputheni me njëri-tjetrin

Për një martesë jetëgjatë dhe të lumtur jo domosdoshmërisht duhet të jeni kopje të njëri-tjetrit, mirëpo është e rëndësishme të ndani të njëjtat qëndrime rreth jetës në çift.

Të dy ju mund të formoni një “skuadër” të mirë ose e kundërta, dhe këtë mund ta zbuloni vetëm kur të keni mësuar të realizoni gjërat së bashku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco