VIDEO/ Kush e vrau Pablo Eskobarin? Djali i tij rrëfen ‘sekretin’ dhe jetën në 'Disneyland'

VIDEO/ Kush e vrau Pablo Eskobarin? Djali i tij rrëfen ‘sekretin’ dhe jetën në 'Disneyland'

20:43, 21/11/2016
A+ Aa A-

Juan Pablo Eskobar, djali i një prej mafiozëve më famëkeq të të gjitha kohërave, ka rrëfyer së fundmi në një intervistë për “60 minuta” në SHBA, për ngjarje dhe mistere për jetën e babait të tij.

Juan tha se ai dhe familja bënin një jetë mes luksit:

“Ishte si të jetoja në Disneyland. Xhirafa, elefantë, motoçikleta, shumë gjëra dhe shumë mara për të shpenzuar”.

Pavarësisht se ndërroi emrin dhe u largua nga Kolumbia kur babai i tij u vra në 2 dhjetor 1993 dhe perandoria e tij ra, djali më i madh i ish mafiozit ka thënë se e do dhe e admiron të atin.

Ai ka theksuar më tej se Pablo Eskobar nuk është vrarë, por ka qëlluar veten.

“Deri tani është dhënë version zyrtar sikur babai im është vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit, nga ana e policisë. Ky variant nuk është i vërtetë. Im atë ka kryer vetëvrasje, duke qëlluar veten me plumb. Kjo ka ndodhur gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. Këta të fundit kanë shtënë më pas mbi të, por babai im ndërroi jetë, pas plumbit mbi veten dhe jo nga plumbat e policisë”, ka thënë ai.

Sipas Juan, mjekët kishin zbuluar një plumb të tretë në kafkën e tij dhe të gjitha shenjat flasin që ai të ketë kryer vetëvrasje.

Nga një familje e varfër në qytezën e Medellinit, në veri-lindje të Kolumbisë, Pablo Eskobar u rrit për t'u bërë njeriu më i kërkuar në botë.  Në kulmin e trafikimit të kokainës në Miami, të kartelit të tij të drogës, Eskobar fitonte rreth 420 milionë $ në javë.

/Syri.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco