Nga Prizreni i bukur, Vetëvendosjes i del në përkrahje edhe politikani nga Maqedonia e Veriut

Nga Prizreni i bukur, Vetëvendosjes i del në përkrahje edhe politikani nga Maqedonia e Veriut

13:46, 10/02/2021

Lëvizja Vetëvendosje, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e  14 shkurtit, ka mbajtur gjatë ditës tubim me qytetarët në qytetin e Prizrenit.

Në tubim morën pjesë kryetari i partisë, Albin Kurti, Vjosa Osmani e shumë emra të tjerë që ajnë pjesë e listës zgjedhore.

Por, pjesë e këtij tubimi ishte edhe Zijadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e ka bërë të ditur, Hysamedin Feraj, kandidat i VV-së për deputet përmes një shkrimi në Facebook.

"E ku mund të bashkohen shqiptarët nga të gjitha anët përveçse: në Prizren!Albin Kurti (1), Vjosa Osmani (2), Zijadin Sela, Zeqirja Brahimi, si dhe Moza Shala (78) e shumë të tjerë" ka shkruar Feraj.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco