Të ftohtit nuk po i ndalon prishtinasit të votojnë, krijohen radhë në shkollën 'Faik Konica'

Të ftohtit nuk po i ndalon prishtinasit të votojnë, krijohen radhë në shkollën 'Faik Konica'

15:53, 14/02/2021 Nga Erdonit Hoxha

Qytetarët e Prishtinës kanë filluar me të madhe të dalin për të votuar.

Në shkollën fillore dhe të mesme të ulët, “Faik Konica”, përkundër të ftohtit, qytetarët po i përgjigjen të drejtës së tyre për të votuar, ani pse po u duhet që të qëndrojnë jashtë, në radhë duke pritur.

Image

Për një mbarëvajtje të mirë zgjedhore, para derës së kësaj shkolle po qëndrojnë pjesëtarë të policisë së Kosovës.

Image

Tabela  e cila po qëndron në hollin e shkollës nuk po del të jetë një pikë e mirë referente për ata që votojnë, pasi, shpesh krijon huti, e në ndihmë të qytetarëve po dalin asistentët e stafit menaxhues të kësaj qendre votuese.

Image

Numri i atyre që po votojnë më shumë në këtë qendër, janë me kusht, gjë që ka shkaktuar probleme, për shkak të drejtimit se ku mund të votojnë, e bashkë me të, edhe radha u bë më e gjatë.

Image

Sido që të jetë, për Jehona Oruqin, drejtoreshë dhe menaxhere e kësaj pike, procesi zgjedhor po ecë  mjaftë dhe deri më tani. Për Syri TV, ajo tha se kanë votuar 37.13% e votuesve të kësaj qendre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco