Gashi kërkon të mos votohet ky person, i cili e ka lënë vendin e vet

Gashi kërkon të mos votohet ky person, i cili e ka lënë vendin e vet

12:35, 10/02/2021

Kandidati për deputetë nga radhët e LDK-së Shefki Gashi, gjatë një takimi me kandidatë e tjerë  ka kërkuar nga  qytetarët të mos votojnë për kandidatët e jashtë Kosovës. 

"Nuk e kemi borxh votën tonë me qu në Mal të Zi te Albin Kurti, i cili e ka lënë vendin e vet dhe ka ardh në Prishtinë. Ne nuk kemi nevojë me i dhënë votën atje, i kemi njerëzit e vendit tonë", tha Shefki Gashi.

Kandidati nga LDK-ja, tha se brenda këtij subjekti kanë hise krejt shqiptarët.

 Shefi Gashi, është njëri ndër figurat e njohura të LDK-së, gjë të cilën e dëshmoi  me aktivitetet e tij në partinë thuajse më të madhe të vendit.

Ai por kërkon votën e qytetarëve që t’i pëfaqësoi edhe në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka punuar si mësimdhënës njëzeteshtatë vjet.  Në LDK-ë ishte që nga themelimi.

Gjatë luftës, i është bashkuar rradhëve të Ushtrisë Çlirimtare në zonën e Gollakut për tu inkuadruar më vonë në Brigadën 153. 

E pas luftës ai zhvesh uniformën për t’iu kthyer karrierës politike në partinë e tij besnike LDK-së  të udhëhequr nga Presidenti Ibrahim Rugova.

Ishte edhe anëterë  në kryesinë qendroe të LDK-së dhe zëvëndëskryetari i Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe këshilltar për disa mandate.

Ai kërkon nga qytetarët ta votojnë LDK-në dhe numrin 85. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco