Kosovarët e kanë ndarë mendjen, t'i japin një shans Albin Kurtit e Vjosa Osmanit

Kosovarët e kanë ndarë mendjen, t'i japin një shans Albin Kurtit e Vjosa Osmanit

23:19, 09/02/2021

Analisti, Armend Muja ka theksuar se populli i Kosovës e ka ndarë mendjen se kënd do ta votojë të dielën me 14 shkurt.

 Sipas tij, qytetarët kosovarë kanë vendosur t'i japin një shans Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për ta udhehequr Kosoven, përcjell Syri.net Kosova.

 Muja bashkë me Hekuran Muratin kanë folur për programin e VV së, por edhe për vendosjen e kordeleve të kuqe anembanë Kosovës si dhe lajmet për fshirjen e komunikatave të VV-së.

 Kjo parti e ka mohuar që ka fshirë komunikata të mëhershme të saj. Ndërkohë për shiritat e kuq përfaqësuesit e saj kanë thënë se kjo lidhet me atmosferën e 14 shkurtit.

Sipas Armend Mujës VV, do të fitojë mbi 50 për qind të votave me 14 shkurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco