Enver Hoxhaj bën fushatë me letrën e Biden, sulmon Kurtin rreth Rambujesë

Enver Hoxhaj bën fushatë me letrën e Biden, sulmon Kurtin rreth Rambujesë

10:46, 08/02/2021

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, gjatë takimeve elektorale të mbajtura dje ka komentuar letrën e presidentit amerikan Joe Biden drejtuar Aleksandër Vuçiq.

“Presidenti serb ka pranuar një letër nga presidenti amerikan, Joe Biden, ku në mënyrë të qartë përmendet pritja, qëllimi dhe zotimi amerikan që vetëm njohja e ndërsjelltë mes Kosovës dhe Serbisë, është ajo ç’ka pret Amerika nga ne. A di çfarë tregon kjo? Kjo tregon se ne ç’ka jemi PDK në kundërshtim me të tjerët që janë në garë me ne, po që do t’i lëmë jashtë garës, ne kemi qenë në anën e drejtë të historisë, të tjerët kanë qenë në anën e gabuar të historisë. Albin Kurti e ka kundërshtu marrëveshjen e Rambujesë. Të tjerët krejt ç’ka kanë ba e kanë izolu këtë vend sepse nuk kanë ide se çfarë i bje shteti nuk kanë vetëdije shtetërore” tha Hoxhaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco