Limaj me paralajmërim: Kosova po rrezikohet në çdo anë

Limaj me paralajmërim: Kosova po rrezikohet në çdo anë

20:50, 07/02/2021

Në vazhdën e fushatës zgjedhore, Nisma Socialdemokrate ka vazhduar të kërkojë besimin e qytetarëve duke folur mbi kauzën e luftës.

I pari i kësaj partie, Fatmir Limaj tha se shteti i Kosovës është duke u rrezikuar nga çdo anë, prandaj, sipas tij tani është momenti që në Kuvend të vijë fryma clirimtare.


Duke përsëritur deklarata mbi gjenocidin serb, Limaj theksoi se Serbia nuk po i pret mirë deklaratat e tij.

“Dëgjova se Serbia ka folur shumë për deklaratat e mia. Prandaj, unë dua ta përsëris edhe një herë se Serbia ka vra fëmijë, gra e pleq. Ka përdhunuar gra e ka bërë masakra dhe ky është një fakt që disa nga tanët po dëshirojnë ta ndryshojnë”, ka thënë i pari i kësaj partie.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco