Kurti në Prizren: Sot një javë të dalim në zgjedhje që fatin e Kosovës ta marrim në duart tona

Kurti në Prizren: Sot një javë të dalim në zgjedhje që fatin e Kosovës ta marrim në duart tona

15:31, 07/02/2021

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, nga Prizreni thotë se që gjithmonë dalin të parët dihet.

Kurti ka përsëritur se kësaj here u nevojitet fitore e madhe me mbi 61 deputetë teksa ka bërë thirrje që sot një javë secili të dalë në zgjedhje.

“Nga Prevalla, Mushnikova e Lubizhda, tutje në Zhur, Poslishtë, Terzimahallë, Islahanë dhe Bajram Curr – të gjithë ishin të mobilizuar. Se në Prizren gjithmonë dalim të parët, kjo dihet. Por kësaj here na nevojitet fitore e madhe, me mbi 61 deputetë. Andaj, sot një javë, të dalim në zgjedhje secili e secila, që fatin e Kosovës ta marrim në duart tona”, është shprehur Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco