Anëtari I kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, denoncoi të tjera raste, që vërtetojnë se ku ndodhohen paratë e vjedhura nga afera e inceneratorëve. Në një deklaratë nga selia blu, Këlliçi u shpreh se kompania e inceneratorëve ka firmosur një kontratë ku merr përsipër pagesën për dherat, për një subjet, i cili në këmbim do ti jepte, 500 metra katrorë në një ndërtesë në kryeqytet. Ai i bëri thirrje SPAK të sekuestrojë këto apartamente. 

SYRI TV

Partia Demokratike ka denoncuar me dokumenta, pastrimin e parave, që janë vjedhur nga afera e inceneratorëve. Në një deklaratë për media, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, zbardhi skëmen se si në këmbim, të faljes së parave të dherave, pronari i kompanisë së inceneratorëve, Klodian Zoto ka lidhur kontratë me një firmë ndërtimi, për të marrë në këmbim, 500 metra katrorë në një godinë banimi në kryeqytet.

Këlliçi deklaroi se pas arratisjes së klodian Zotos dhe sektruestimit te kompanisë, ITS këto astet nuk mund të zhdukeshin, pa mbështetjen e  kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili akuzohet si pronar faktit i inceneratorit të Tiranës. Më tej ai i bëri thirrje SPAK të sekuestrojë sa më parë, këto 7 apartamente. 

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi, deklaroi se paratë e  grabitura nga inceneratorët përdoren për të  blerë media dhe analistë që mbrojnë këtë aferë.  

SYRI TV/ PD denoncon skemën e pastrimit të parave, Këlliçi: Kompania e Zotos përfitoi 500 m2 ndërtim

Denonco