Gazment Bardhi, nënkryetar dhe kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, tha gjatë një takimi me demokratët në Kavajë, tha se ajo që është përgjegjësi e jona, është që qytetarët të mos i zhgënjejmë.

Bardhi tha se më 26 mars të 1990, qytetarët e Kavajës, treguan kurajo e guxim dhe i çuan një mesazh çdo familjeje të ndershme shqiptare që duhet të reagojnë.

“Ju me të njëjtën kurajo e përsëritët në zgjedhjet lokale, ku në Kavajë u regjistrua fitorja më e bukur në të gjithë Shqipërinë.

Ju përballë kishit anti-moralin, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryetari jonë këtu, Fisnik Qosja, me një buxhet që as krahasohet me atë që ka Veliaj në Tiranë, ka bërë ndryshime që preken nga qytetarët.

Ne kemi alternativën e duhur dhe ekipin e duhur. Kavaja i tregoi rrugën PD-së dhe çfarë duhet të bëjmë në vitin që na ka mbetur deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Unë nuk jam këtu që të shpall fitoren në zgjedhjet e ardhshme, por nëse ne nuk i nënshtrohemi të keqes, nëse ne dalim me alternativën dhe ekipin e duhur, ne bëjmë realitet fitoren në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha Bardhi.

Ai tha se ne e kemi kokën lart për ti kërkuar votën çdo qytetari, në çdo cep të Shqipërisë, në zgjedhjet e ardhshme.

“Më shumë e ndjeni ju se sa keq qeveris Rama, se sa deputetët tuaj. Nuk kemi më kohë për të humbur, opozita, demokratët janë e vetmja shpresë që Shqipëria të ecë përpara”, tha Bardhi.

Në vijim ai u shpreh se ish-ministrja e Jashtme, bën burrin investitor strategjik, grabit 10 mijë m2 tokë për të ndërtuar në resort, por sot nuk është as në burg, as i hiqet mandati i deputetit, sepse kështu vendos Edi Rama.

“Nëse ndaj opozitës shkelet Kushtetuta, ndaj grabitësve të Qeverisë, bëhet mbrojtje politike, ky është modeli që na ofron Edi Rama”, tha Bardhi.

VIDEO/ Bardhi: Ja si do e përmbysim modelin e Edi Ramës

Denonco