"Kampionati Individual Dimëror" është zhvilluar në Elbasan Arena nga Federata Shqiptare e Atletikës. Sipas presidentit të kësaj federate ky aktivitet do të shërbejë për dy ngjarjet me të rëndësishme të atletikës, në Beograd dhe në Stamboll. Atletët Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj u shprehën se po përgatiten për dy kampionatet, teksa Gega sërish u ndal të shpërblimet duke u shprehur se ende nuk i ka marrë.

Nga SYRI TV

Federata Shqiptare e Atletikës organizon "Kampionatin Individual Dimëror" në stadiumin "Elbasan Arena", i cili do të jetë përcaktues për formimin e ekipit kombëtar të Atletikës për “Balkan U-20 Indoor” në 4 shkurt në Beograd dhe “Balkan Senior Indoor” 10 shkurt në Stamboll.

Presidenti i Federatës u shpreh se në këtë garë marrin pjesë rreth 200 sportistë, të cilët garojnë në parametra të ndryshme.

Atletja Luiza Gega tha se merr pjesë në këtë garë për t’u përgatitur për kampionatin europian. Gega u ndal edhe te mosmarrja e shpërblimeve duke vene theksin se ende nuk i ka marrë.

Edhe atleti Izmir Smajlaj tha se po përgatitet për kampionatin .

Ky ishte aktiviteti i parë i FSHA sa i takon vitit 2024 i cili do të jetë një vit i ngjeshur me aktivitete.

Gazetar: M. Mëhillka

Pamje: Syri TV

Montazhi: G. Zani

 

SYRI TV/ 'Kampionati Individual Dimëror', atletika gati për në Beograd dhe Stamboll

Denonco