Dhjetra banorëve të Postribës në Shkodër nuk i ndalin protestat për shkak të ndotjes së ujit të pijshëm.

Ditën e djeshëm këta banorë kanë bllokuar rrugën teksa shprehen se uji i pijshëm ndotet në burim nga veprimtaria e dy guroreve.

Për të folur për këtë çëshje ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO, Eliona Shkreli, anëtare e Këshillit Bashkiak PD.

Shkreli u shpreh se banorët kanë kërkuar takim dhe kryeministrin Rama por ai nuk ka pranuar.

Sipas Shkrelit banorët në qoftëse nuk gjejnë zgjidhje nga instancat shtetërore do të përshkallëzojnë protesat e tyre.

Shkreli: Me problemin e banorëve në fakt nuk është se jam njohur dje. Si profesion kam pasur dhe gazetarinë kështu që i kam ndjekur protestat e banorëve që kanë organizuar vitet e shkuara. Është një problem që vijon që prej vitit 2017. Me kontaktet që pata dje me banorët mu bë e ditur se banorët kanë bërë dhe një padi në SPAK.

I kanë kërkuar disa herë kryeministrit Rama takim por nuk i ka pritur. Janë ankuar në të gjitha instancat përkatëse por asnjëherë nuk kanë marrë një përgjigje. Dje ishte protesta e radhës për shkak të indiferencës që është treguar gjatë këtyre viteve për kauzën shumë të drejtë të këtyre banorëve. Këta banorë nuk i ka pritur as drejtoria e Ujsjellës Kanalizim kështu që kur nga banorët mu e bë e ditur se do të bënin një protestë sigurisht unë do të isha aty për t'i mbështetur ata në këtë kauz.

Ata janë taksapagues të rregullt të ujit të pijshëm. Kanë pasur probleme shëndetësore dhe normalisht shteti duhet të fillojë nga lejet domethënë këto dy gurore shteti duhet të kontrollojë lejet e tyre sepse banorët janë shprehur se aty ka dhe shpërthime.

Me datën 2 dhjetor ka pasur një shpërthim kaq të madh saqë banorët kanë menduar se është tërmet. Domethënë shteti nuk merr elementin kryesor të jetesës, ujin e pijshëm pavarësisht se ata paguajnë taksën për këtë ujë, ti nuk mund të lejosh dhe terrorizimin e këtyre banorëve natën sepse thamë se shpërthimi ka ndodhur diku në orën pesë të mëngjesit prandaj shteti duhet të reagojë të shkojë të kontrollojë lejet kushdo qoftë, të ulet dhe me banorët dhe me përfaqësues të firmave dhe të shkohet në një zgjidhje.

Absolutish gjëja e parë që duhet të bëjnë është pastrimi i ujit të filtrave por kjo situatë nuk duhet të vazhdojë më kështu. Dhe kjo çon sepse Postriba po vuan shpopullimin masiv në qarkun e Shkodrës dhe sigurisht këto janë të gjithë këta element. Imagjino kur të mungon uji i pijshëm si mund të jetosh aty? Ti mund të kontrollosh ujin që pin në shtëpi por a mund të kontrollosh t'i ujin që pijnë fëmijët në shkollë? Banorët detyrohen të largohen të shpopulloinë vendin, mbesin pa asnjë njeri dhe pastaj vazhdojnë punën ato dy firmat. Nuk është e drejtë shteti duhet të reagojë dhe sipas banorëve kjo protestë dë të përshkallëzohet më tej, nuk do të ndalet.

 

KAFE SHQETO/ Protesta për ujin e pijshëm në fshatin Postribë, Shkreli: Banorët kanë bërë kallzim në SPAK

Denonco